Nesër do të jetë dita e fundit e Fatmir Humollit si pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Humolli, i cili është shprehur vazhdimisht i pakënaqur me partinë e kryeministrit Albin Kurti, prej nesër do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.Në një bisedë për Paparacin, ligjvënësi tregoi se ka paralajmëruar kohë më parë që kur do të bëhen dy vite të Qeverisë Kurti, ai nuk do të jetë më pjesë e deputetëve të LVV-së.“Tri kërkesat e mia s’i kanë futur në program qeverisës. Po nga nesër s’do jem në Grup Parlamentar. Do të jem deputet i pavarur”, tha Humolli.“Qeveria ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që besoj unë. Unë kam paralajmëruar se kur të bëhen dy vite qeverisje, unë do të largohem nga grupi i deputetëve të LVV-së”.Ai u shpreh se beson se “më mirë se i shohim ne gabimet, s’ka mundësi t’i shoh askush”, teksa foli për raportin e Departamentit të Shtetit, ku theksohet korrupsioni qeveritar në Kosovë.Megjithatë, Humolli shpjegoi se ka pasur një dakordim para se të garojë për deputet, që të ketë investimet në sektorin e bujqësisë, për çka siç thotë ai, deri më tani nuk është realizuar nga Qeveria Kurti.Kësisoj, ai theksoi se ka pasur tri kërkesa të realizohen përmes programit qeverisës.Meqenëse nuk janë realizuar, Humolli shprehet se ka zgjedhur që t’i ndajë rrugët me partinë në pushtet.“Unë kam pas një dakortësi para se me hy në listë për deputet për investime në bujqësi dhe blegtori qeveria nuk e ka realizuar marrëveshjen time me [kryeministrin] Albin Kurtin dhe [ministri i Infrastrukturës] Liburn Aliun”, tha ai të martën.“Kemi kërkuar që mos të krijohen përçarje në popull dhe e treta me respektue qytetarin e Kosovës duke i siguruar jetë më së paku një shuajt në ditë”.Krejt në fund, Humolli u shpreh se Qeveria Kurti ka qasje tjetër për qeverisjen e vendit nga ajo që beson vetë ai.Ai vazhdimisht ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ai ishte deputeti i vetëm i LVV-së që kishte votuar pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.Mes tjerash, ai kishte deklaruar se nuk do ta votojë asnjë ligj të propozuar nga LVV-ja deri në momentin kur bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës si dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “UÇK, UÇK”, protestuesit në Tiranë solidarizohen me ish-liderët e UÇK-së pas vendimit të Hagës
- Drejtonte makinën edhe pse kishte ndalim, arrestohet 43-vjeçari nga Sellarca e Epërme
- “Mu duk sikur ma kanë vra babën për herë të dytë”
- Daut Haradinaj: Albini nuk është në Kosovë, por deputetët do duhej të ishin në seancë të jashtëzakonshme
- Me mbi 2 promilë alkool në timon, arrestohet shoferi në Tetovë
- Reçaku çohet në këmbë: “Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë”
- Aksident me motoçikletë në rrugën Tetovë–Strimnicë, 46-vjeçari me lëndime të rënda
- Franca pas verdiktit të Hagës: Vendimi mund të apelohet, mbështetja për pavarësinë e Kosovës e palëkundur
- Dy persona arrestohen në Gostivar për sulm fizik ndaj një 43-vjeçari
- Policia i lejoi dy protestues që të vendosin flamurin kombëtar në hyrje të Qeverisë