MPB-ja njofton se gjatë ditës së djeshme personi V.M.(26) nga Shkupi ka tentuar nëpërmjet letërnjoftimit të falsifikuar të marrë një kredi të shpejt, por punonjësi ka dyshuar mbi korrektësinë e letërnjoftimit dhe ka njoftuar policinë. Personi në fjalë është ndaluar nga zyrtarët policorë dhe është shoqëruar në stacionin policor.
“Më datë 20.03.2023 në orën 18:45 në Blv. “Jane Sandanski” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkupi kanë ndaluar V.M.(26) nga Shkupi. Ai ka tentuar të marrë një kredi të shpejtë nga një kompani financiare në një qendër tregtare në bulevardin “Jane Sandanski” me letërnjoftim të falsifikuar, por punonjësi ka dyshuar në korrektësinë e kartës së identitetit dhe ka lajmëruar policinë. Personi është ndaluar në komisariat dhe me të është zhvilluar një intervistë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup do të dorëzojë raportin përkatës.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi
- Tragjedi në Lezhë: Vdes në aksident një kosovar
- Mickoski: Problemi nga e kaluara po zgjidhet, tekstet shkollore po shpërndahen me kohë për vitin e ri shkollor
- Shantazh mafioz në Dëbërc? Pronarit të lokalit i kërkojnë 250 mijë euro brenda një jave
- Vendim përfundimtar nga Strasburgu: Ivanov i abrogoi në mënyrë të paligjshme të dyshuarit e PSP-së
- Debat në Kuvend për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Hasani e quan fluskë bore, Saliu kërkon llogari pse BDI nuk e ka bë më herët
- Edhe Gashi e dëgjoi të njëjtën gjë në Sofje: Duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese
- Mickoski: Jemi afër zgjidhjes për Kodin Zgjedhor që është pjesë e Agjendës së Reformave
- Toshkovski: Sfidat e migrimit kërkojnë zgjidhje të përbashkëta, partneritet dhe mbështetje konkrete
- Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas