Ivana Projkovska dhe Vjollca Izeiri ndajnë drejtësinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për femra Bayern-Arsenal
Gjysëmfinale ëndrrash për Bayern dhe Arsenal në futbollin e femrave në Ligën e Kampionëve por gjithashtu një natë e madhe edhe për ata që do të ndajnë drejtësinë në këtë përballje që vijnë nga Maqedonia e Veriut në mesin e të cilave edhe një shqiptare shkruan Tetovasot.
Në sfidën e rëndësishme të gjysmëfinales mes skuadrës bavareze të femrave dhe atyre të Arsenalit do jetë gjyqtarja kryesore Ivana Projkovska ajo që do t’a referojë këtë ndeshje që fillon në orën 18:45 si dhe ndihmësja është Vjollca Izeiri nga Gostivari dhe Paulina Baranowska nga Polonia .
Vjollca dhe Ivana gjithashtu ndanë drejtësinë ditën e shtunë në stadiumin e Tetovës në gjeneratën 2005 në derbin mes Shkendijës dhe Vardarit.
Në përballjen tjetër të gjysmës finales janë skuadrat e femrave të Barcelonës dhe Romës që fillon në orën 21 dhe që zhvillohet në kryeqytetin italian.Tetovasot.
Më poshtë keni edhe linkun ku mund të ndiqni këtë përballje:
https://youtube.com/live/Y98q0NvZB5g?feature=share