Me përplasje mes avokatëve të të akuzuarve ka vazhduar sot gjyqi për aksidentin tragjik në Llaskarcë. Sot u mor në pyetje eksperti Zekirija Zekiri i cili për një kohë të gjatë u bë shkak i shtyrjes së seancave gjyqësore. Pasi ekspertiza e përgatitur nga ai dhe deklaratat e mbrojtjes së pjesës më të madhe të të akuzuarve tërë fajin tentojnë t’ia hedhin shoferit të autobusit, Trifun Maniolovskit, sot avokati i tij, Lupço Miceski, i parashtroi disa pyetje Zekirit ndërsa për këto pyetje pati ankesa të shumta nga avokatët e të akuzuarve tjerë, me ç ‘rast gjykatësja Diana Gruevska Ilievska nuk lejoi pjesën më të madhe të pyetjeve. Avokati Micevski pretendon se janë bërë lëshime thelbësore në ekspertizë. Rikujtojmë që edhe prokurori publik që ndjek këtë lëndë konteston përgatitjen profesionale të ekspertit Zekirija Zekiri, i cili ka pasur disa pozita në Bashkimin Demokratik për Integrim, ankesa ndaj tij kanë pasur edhe familjarët e viktimave, të cilët sot u ankuan se deklarimet e tij nuk janë të qëndrueshme dhe se kishte ndërhyrje të vazhdueshme nga kolegët e tij, gjë që nuk është e lejuar sipas ligjit për procedurë penale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje
- Përfundojnë punimet për asfaltimin e shtigjeve për këmbësorë dhe biçikleta në njërën anë të rrugës “Ferid Murad”
- Dy vetura të policisë ndjekin protestuesit në sheshin “Skënderbej”
- NË UNIVERSITETE NISIN TAKIMET “STUDENTËT PËRCAKTOJNË AGJENDËN”
- Milani po bëhet me drejtor sportiv të ri, cilat janë nënshkrimet e tij më të mira?
- Në Universitetin e Tetovës u inaugurua Laboratori i Mikroskopisë
- Sela flet për protestat në Shqipëri: Kërkesat duhet të shkruhen në letër
- Tirana në tension, sulmohet Ministria e Brendshme, protestuesit përdorin molotovë e gurë, policia përgjigjet me gaz, ujë e plumba gome
- Ushtarët e ARM edhe pas moshës 45 vjeçare do të mund të mbeten në Ushtri
- Dimitrieska-Koçoska: Naftë më e lirë dhe akciza më të ulëta deri më 2 nëntor