Lista e Spanjës pëson ndryshime, Fuente zëvendëson Pedrin dhe Morenon

Kombëtarja e Spanjës ka njoftuar për disa ndryshime të bëra në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Pas tërheqjes së Pedrit, as Gerard Moreno nuk do të mund të grumbullohet me Spanjën për ndeshjet e këtij muaji.
Sulmuesi i Villarrealit u largua shkaku i një lëndimi muskulor që mori të dielën mbrëma, në ndeshjen ndaj Osasuna.
Kësisoj, përzgjedhësi spanjoll, Luis de la Fuente, ka vendosur të ftojë Yeremy Pino dhe Borja Iglesias.