Pas fitores së djeshme në mbrëmje ndaj Real Madrid, lojtari i Barcelonës, Sergi Roberto, nuk e ka harruar ish-shokun e tij të ekipit, Messin, dhe i ka dërguar një mesazh që nga Camp Nou.
“E kush nuk do të donte të përgatitej për një rikthim të Messit. Nuk duam të flasim shumë sepse kjo është diçka që duhet ta vendosë trajneri, stafi drejtues, por ne, lojtarët, tashmë e presim me krahë hapur”, tha Sergi Roberto.
Ai gjithashtu kritikoi fishkëllimat që argjentinasi mori në Parc des Princes pas eliminimit nga Champions League, por edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Rennes në Ligue 1.
“Nuk e kuptoj pse, ai po bën shumë mirë te PSG këtë seozn dhe tani e vendosin si tabelë qitjeje. Ai është një lojtar spektakolar dhe ne do ta trajtonim shumë mirë nëse do të rikhehej përsëri”, përfundoi ai.
Me pak më shumë se tre muaj deri në skadimin e kontratës së tij, Messi nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe spekulimet po shtohen. Pasi agjentët e tij njoftuan në janar se Messi do të rinovonte kontratën me 2 vite të tjera, këto javët e fundit kanë qenë të heshtura. Thuhet gjithashtu se për argjentinasin ka një ofertë stratosferike nga Arabia, por edhe një interes të madh ngha SHBA. Një rikthim te Barcelona është i zbehtë, për të mos thënë i pamundur, edhe pse në skenë mbizotëron ende një fije shprese, ashtu sikur drita në fund të tunelit.