Lazio e fiton derbin e madh lokal ndaj Romës

Lazio ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 në derbin e madh lokal ndaj Romës, në kuadër të javës së 27-të në Serie A.

Momenti kyç i ndeshjes ishte minuta e 32-të, kur futbollisti i Romës, Ibanez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.

Më pas, Zaccagni kaloi Lazion në epërsi në minutën e 65-të të ndeshjes.
Tre minuta më vonë, Casale barazoi shifrat, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Lazio kalon në vendin e dytë në tabelë me 52 pikë, dy më shumë se Interi.

Në anën tjetër, Roma mbetet e pesta me 47 pikë gjithsej.