Karim Benzema ia ka dalë që të rikuperohet me kohë dhe do të jetë i gatshëm për derbin kundër Barcelonës.
“El Clasico” do të zhvillohet në “Camp Nou” të dielën, nga ora 21:00.
Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe edhe për faktin se mund të vendosë shumëçka sa i përket titullit të kampionit.
Barcelona prin në tabelë me 65 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi.
Lajm i mirë për Real Madridin është se Benzema do të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit për këtë sfidë.
Kjo u konfirmua sot nga trajneri italian, në paraqitjen e tij në konferencën për media.
“Ai është mirë dhe do të luajë”, deklaroi Ancelotti.