Vodhi pikturat e Picassos dhe i shiti për 150 euro, kosovari dënohet me katër vjet e gjysmë burgim

Katër vjet e gjysmë burgim. Kaq është dënuar një 37-vjeçar me shtetësi të dyfishtë kosovare dhe serbe.

Ai, në vitin 2020, kishte vjedhur piktura të Pablo Picassos në Zvicër.

Rasti kishte ndodhur në shtëpinë e një pensionisti 80-vjeçar në Weinfeld TG.

Shuma totale e gjërave të vjedhura kapte vlerën e 75 mijë frangave zvicerane apo (77 mijë eurosh), në mesin e tyre ishin edhe dy piktura të Picassos, që në treg kapnin vlerën e 50 mijë frangave apo mbi (51 mijë eurosh), shkruajnë mediat zvicerane.

Burri nga Kosova u kap nga policia në vitin 2021, për një vjedhje tjetër që kishte bërë.