Dhunoi veten me çekiç dhe tha se u përdhunua, gjykata britanike dënon me 8 vite burg vajzën: E trilloi vetë ngjarjen
Një vajzë britanike është dënuar me 8 vite e 6 muaj burg nga gjykata, katër vite pas dhunimit fizik dhe përdhunimit të saj të supozuar. Tre burra që ajo i denoncoi, u arrestuan dhe u burgosën, duke qëndruar për 10 javë në qeli.
Eleanor Williams shkoi në polici dhe tha se 18 vjeçari Jordan Trengove dhe dy burra të tjerë e kishin ndalur në rrugë dhe e kishin përdhunuar. E reja ndau në rrjetet sociale pamje të fytyrës së saj, me simptoma të rënda, të cilat në fakt u provuan se ajo i kishte shkaktuar vetë me çekiç.
Vajza pretendoi se dhunuesit e saj ishin pjesë e një bande aziatike. Këtë të martë, rreth katër vite nga ngjarja e ndodhur në 2019, Eleanor Williams u dënua me 8 vite e 6 muaj burg për pretendimet e rreme.
Në fakt, pretendimet e rreme të vajzës bënë që 18 vjeçari Jordan Trengove të kalonte dhjetë javë në burg, mes dhunuesve dhe përdhunuesve të vërtetë. Ai është shprehur për mediat se po mendon të ngrejë një padi ndaj policisë, për shkak të pasojave që i erdhën nga ngjarja.