Barcelona në “alarm”, prokuroria gati të ndjekë penalisht klubin dhe ish-presidentin për korrupsion

Zhvillimet në çështjen Negreira, ish-arbitër spanjoll për të cilin Bareclona i ka dhënë miliona euro, priten të jenë të menjëhershme.

Sipas informacioneve nga “El Paris”, zyra e prokurorit publik të Spanjës po përgatitet të ndjekë penalisht Barcelonën për korrupison në biznes për pagesa të dyshimta prej shtatë milionë eurosh ndaj ish-zëvendëspresidentit të Shoqatës së Arbitrave nga viti 2001 deri në vitin 2018.

Përpara se të procedohej në prokurori, ka pasur hetime, të cilat kanë zgjatur rreth një vit. Përveç klubit, i akuzuar është edhe ish-presidenti i skuadrës, Bartomeu, të cilat këto pagesa janë bërë gjatë mandatit të tij.

Në të kundërt, asnjë akuzë nuk do të ngrihet kudnër presidentëve përpara vitit 2010, pasi ligji sipas të cili lind ndjekja penale e katalanasve u miratua në 2010 dhe nuk ka efekt prapaveprues.