Janë pesë lojtarë të skualifikuar nga Gjyqtari Sportiv pas dhjetë ndeshjeve në raundin e 25-të të Serie A.
I vetmi që do të ndalet për dy raunde do t ëjetë Moise Kean i Juventusit, i dënuar për shkak se në minutën e 90-të, pas vetëm 40 sekondash nga aktivizimi i tij, ai goditi ashpër me qëllim mbrojtësin e Romës Mancini. Thuhet gjithashtu se Kean do të marrë edhe një dënim nga klubi i Juventusit, ku pritet të gjobitet me 20-25 mijë euro.
Një ndalesë edhe për portierin e Spezias, Federico Marchetti, por edhe për Cristanten e Romës, Marusic të Lazios dhe Reca të Spezias, ky i fundit për shumën e kartonave të verdhë.