Një objekt misterioz po thithet në vrimën e zezë të galaktikës


Një objekt misterioz që ka lëvizur ngadalë drejt qendrës së vrimës së zezë supermasive të Rrugës së Qumështit mund të jetë mbetje e shpërthyer nga përplasja e dy yjeve.

Objekti i çuditshëm, i quajtur X7, ka një masë prej rreth 50 Toka dhe po lëviz me shpejtësi deri 1,125 km/h drejtë vrimës së zezë qendrore të galaktikës.

Duke analizuar të dhënat 20-vjeçare, astrofizikanët më në fund kanë një teori për atë që është një re e mbeturinave të hedhura nga një përplasje midis dy yjeve.

Vrimat e zeza lindin nga kolapsi i yjeve gjigantë dhe rriten duke gërmuar vazhdimisht gazin, pluhurin, yjet dhe vrimat e tjera të zeza në galaktikat yje-formuese që i përmbajnë ato.
Ndryshimet në formën e resë së mbeturinave, sugjerojnë se ajo nuk do të arrijë aq larg. Në vend të kësaj, ajo do të copëtohet nga graviteti i fuqishëm i vrimës së zezë gjigante.

Studiuesit sugjerojnë që X7 është një pikë gazi dhe pluhuri nga bashkimi i dy yjeve, një ngjarje që ata thonë se është shumë e zakonshme, veçanërisht rreth vrimave të zeza. Ndërsa yjet u përplasën dhe u bashkuan, ata hodhën jashtë një re plazme të djegur që më vonë u bë njolla gjigante.

Për të konfirmuar teorinë e tyre dhe për të dëshmuar ndryshimet ekstreme të njollës teksa i afrohet fundit të jetës së saj, astronomët do të vazhdojnë të studiojnë renë për më shumë të dhëna citon Livescience.