“Thaçi ishte lidhja e Grupit tonë me udhëheqësit e Lëvizjes”

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Nura, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur rolin e ndërlidhësit në mes të grupit të parë të UÇK-së dhe Lëvizjes Popullore të Kosovës.

“Hashim Thacin e kam takuar në 90-tat. E kishim ndërlidhës të grupit tonë me rkeret e LËvizjers Popullore që vepronin brenda vendit. Pasi që tregova edhe më përpara. Kërkova një njeri tjetër që të mbante kontaktet me qendrën, e më ofruan Hashim Thaçin”, tha ai.

Nura tregoi edhe takimin me Kadri Veselin.
“Prej të 90-ës e ka marrë atë rol ai. Ka qenë ndërlidhës i joni. Hashim e takuam dhe i thamë se do të marrim një rrugë në Shqipëri, qëllimi ynë është ky dhe do të insistojmë të mbajmë kontakte me njerëz kyc të lëvizjes popullore dhe të marrim mbështetje për luftë të armatosur. Më ka sugjeruar një mik të tij, ishte Kadri Veselit ë cilin nuk e kam njohur atëherë, që të takoja atje. U nisëm një grup. Vazhduam tutje nga elez Hani në Shkup ku bëmë tri netë, tek një Isa një shok që e njihte Ademi. Prej aty vazhduam në Tiranë. Pas dy apo tri ditëve, e kontaktova edhe Kadriun. Aty e njoha atë dhe ai me gjithë grupin tonë. Aty është njohur edhe Kadriu me Ademin”, përfundoi ai.