Ndeshja Napoli-Lazio përfundoi me disa të arrestuar në stadium, një fëmijë i plagosur

Janë arrestuar tre tifozë të Lazios dhe disa ankesa e penalizime priten, një bilan i bërë gjatë kontrolleve të vendosura nga selia e policicsë në stadiumin “Maradona” me rastin e ndeshjes Napoli-Lazio. Gjatë ndeshjes, disa tifozë hodhën disa flakadanë dhe 9 fishekzjarre, njëra prej të cilave ra në sektorin e poshtëm të tribunës A. Një tifoz i Napolit, i cili ishte një fëmijë, e mori në duar atë, por ajo shpërtheu në duart e tij duke i shkaktuar dëmtime.

Personeli falë pamjeve nga sistemi i vëzhgimit, ka identifikuar tre autorët të ndezjeve të mjeteve pyroteknike dhe hedhjen e tyre. Një 22-vjeçar nga Velletri dhe dy romakë, 24 dhe 35 vjeç, këta dy të fundit me precedentë të mëparshme kriminale, u arrestuan për hedhjen e materialeve të rrezikshme në aktivitetet sportive.

Agjentët e infiltruar të policisë vendase gjithashtu kanë ndaluar rreth 18 persona për shkak se posedonin lëndë narkotike me vete. Tetë persona të tjerë janë arrestuar për shkaqe të ndryshme, ku njëri prej tyre për shkak se sulmoi një punonjës të stadiumit.