Djalit sirian që u shpëtua nga rrënojat iu plotësua një ëndërr

Djali Nabil Saeed nga Siria përmbushi dje një ëndërr të madhe.

Dëshira e tij ishte të shikonte një ndeshje në të cilën luante një nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, dhe kjo dëshirë iu realizua mbrëmë, sepse ai mundi të ndiqte përballjen e Al Nassr dhe Al Batin.

Por më shumë se kaq, para ndeshjes, Ronaldo shpalosi zemërgjerësinë e tij, pasi erdhi ta takonte të voglin dhe e përqafoi.

Nabil Saeed, u nxor nga rrënojat pas tërmetit që mori dhjetëra mijëra jetë në Turqi dhe Siri. Nabili i vogël ishte me fat që u gjet nga shpëtimtarët nga Arabia Saudite dhe ai u tha atyre se dëshira e tij e jetës ishte të shikonte një ndeshje të Cristiano Ronaldos.

Kur ka parë videon ku djali kërkon të shohë ndeshjen e Ronaldos, ka reaguar personi përgjegjës për organizimin e eventeve të mëdha, Turki Alalshikh, i cili ka vendosur të ndihmojë.

“Bir, ti dhe nëna jote je i mirëpritur. Kush mund të më ndihmojë t’i arrij ata?”, shkroi Alalshikh në Tëitter.

Të nesërmen u mor vesh se kush ishte dhe djali erdhi në Arabinë Saudite me familjen e tij ku njeriu i parë i klubit, Musalli Al-Muammar u kujdes që të mos u mungonte asgjë.

Ky është konsideruar si gjest i madh i liderit të Al Nassr dhe përfaqësuesit të Arabisë Saudite.

https://twitter.com/intent/follow?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1631694794786324480%7Ctwgr%5Ed27d5bec8db3f0f2f200953f0affba0c9768c03d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftesheshi.com%2Fdjalit-sirian-qe-u-shpetua-nga-rrenojat-iu-plotesua-nje-enderr%2F&screen_name=Nfcdiario