Barcelona triumfon ndaj Real Madridit në “Bernabeu”

Barcelona e ka fituar edhe “El Clasicon” e dytë radhazi.

Katalonasit triumfuan në udhëtim ndaj Real Madridit minimalisht 0:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 26-të të ndeshjes.

Ishte Eder Militao që shënoi autogol, pas topit të pritur nga Courtois.

Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola.

“Los Blancos” tentuan deri në fund të shënonin golin e barazimit, por nuk e arritën dot.

Katalonasit madje ishin pa Leëandoëskin, Pedrin e Dembelen të lënduar.

Në anën tjetër, te Real Madridi munguan Mendy e David Alaba për shkak të lëndimeve. Ndeshja e kthimit në “Camp Nou” do të zhvillohet më 5 prill.