“El Clasico” numër 52 në serinë historike dhe i treti i sezonit përbën kulmin e madh të këtyre dy ndeshjeve të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Barcelona vjen e pas një momenti jo të mirë, pasi u eliminua në fazën e 1/16 të Europa League dhe humbi pas shtatë ndeshjes në kampionat.
Në gjashtë ndeshjet e fundit mes tyre, Barcelona ka mundur të fitojë 3 prej tyre, ndërsa 2 i ka fituar Real Madrid dhe 1 ka përfunduar në barazim.
“Los Blancos” nuk mundën të fitonin dot në derbin ndaj Atletico Madrid, por arritën të merrnin një fitore madhështore në Anfield, ndaj Liverpoolit në Champions League. Raportet e lojtarëve i kthejnë shpinën Xavit, pasi ai nuk do të ketë në dispozicion sot një të tretën e golave të shënuar deri më tani, 25 nga 75, pasi Lewandowski, Pedri dhe Dembele nuk do të luajnë. Ancelotti nga ana tjetër do të bëjë pa Alaba dhe Mendy, dy mbrojtës të majtë natyralë.
Ndeshja Real Madrid-Barcelona që korrespondon me ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, do të luhet sot në orën 21:00, në Bernabeu.
Ancelotti pritet të startojë sot me Courtois në portë dhe me një rrjeshtim prej katër mbrojtësve, Rudiger dhe Militao në qendër, ndërsa Carvajal dhe Nacho anësorë. Mesfusha pritet të jetë me Tchouameni dhe dyshen veterane të futbollit botëror, Kroos dhe Modric. Sulmi normalisht me Benzema në krye, ndërsa Vinicius Jr dhe Valverde do të jenë në krahë për të ndihmuar bomberin francez.
Xavi do të udhëtojë për në Madrid këtë të enjte me pasigurinë për të ditur nëse ai do të jetë në gjendje të llogarisë 100% aktivizimin e Andreas Christensen. Mbrojtësi danez ka pësuar një goditje në kyçin e këmbës gjatë seancës së djeshme stërvitore, gjë që e detyroi atë të tërhiqej më herët nga stërvitja. Xavi dëshironë të mbështetet tek ai, por kjo gjë do të bëhet më konkrete 1 orë para fillimit të ndeshjes.
Gjithsesi, Ter Stegen gardian i katalanasve dhe një rreshtim prej katër mbrojtësve, Araujo-Kounde-Christensen-Balde priten të jenë titullarët sot. Mesfusha do të përbëhet nga Busquets, De Jong dhe Sergi Roberto. Ferran Torres pritet titullar sot në mungesë të bomberit polak, Raphinha në të djathtë dhe Gavi në sulmin e krahut të majtë.