Arsenali mendon për revolucion në merkaton e verës, Xhaka rrezikon largimin

Arsenal thuhet se është i vendosur për ndryshime me shumicë në merkaton e verës, pasi ata shikojnë katër afrime dhe gjashtë largime.

“Topçinjtë” mbajnë një epërsi prej dy pikësh ndaj Manchester Cityt në krye të tabelës së Premier League në atë që ka qenë një sezon i bujshëm deri më sot. Fokusi i tyre është titulli i Premier League, pasi kualifikimi për në Champions League sezonin e ardhshëm është siguruar. Sipas “The Times”, të ardhurat e sjella nga përfundimi në top-katërshe mund të financojë klubin ndjeshëm për të kryer blerje në merkato.

Mikel Arteta dëshiron të sjellë dy mesfushorë qendrorë, një anësor dhe një mbrojtës të majtë në fund të sezonit. Declan Rice dhe Moises Caicedo janë dy lojtarë që janë përmendur në listën e Arsenalit. “Toppçinjtë” janë të bindur se mund ta mposhtin konkurrencën për Rice, i cili vlerësohet 80 milionë euro. Emra të tjerë që po vrojtohen nga klubi anglez janë Osimhen i Napolit, Milinkovic Savic i Lazios dhe Dumfries i Interit.

Por, gjithashtu do të ketë edhe largime me masë nga skuadra. Një lojtar një krye të kësaj liste pritet të jetë mbrojtësi i majtë Kieran Tierney. Dy të tjerëë janë Lokinga dhe Tavares. Balogun i cili po lulëzon te Reims gjithashtu i vendosur të largohet.

Largimi i mundshëm surprizë mund të jetë i preferuari i tifozerisë vendase, Granti Xhaka, gjithmonë nëse nuk arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

30-vjeçari me origjinë shqiptare do të dalë në treg me parametra zero gjatë verës së 2024 nëse nuk rinovon dhe mund të largohet nëse Rice dhe Caicedo vishen me fanellën e Arsenalit, ndërsa Thomas Partey dhe Jorginho do të jenë zëvendësuesit e tyre.