Stano: Qëllimi i dialogut Kosovë-Serbi është normalizimi dhe jo njohja e ndërsjellë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se qëllimi i dialogut që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është normalizimi i marrëdhënieve dhe jo njohja e ndërsjellë.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media, duke shtuar se Bashkimi Evropian është aty që t’i ndihmojë të dyja vendet për t’i normalizuar marrëdhëniet mes vete, njofton Klan Kosova.

“Qëllimi i dialogut nuk është njohja, por normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

“Përmbajtja e normalizimit definohet nga të dyja palët. Bashkimi Evropian është ndërmjetësues, ne nuk diktojmë se çka duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia. Ne po i ndihmojmë të arrijnë atje në frymën e pjekurisë evropiane në të mirën e popujve të tyre”.