Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pnë konferën për medie ka thënë se kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime tjera për planin franko-gjerman.
Më tej shefi i BE-së për Politikë të Jashtme ka thënë se teksti i propozimit do të publikohet së shpejti.
“Të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme. Jam i gëzuar të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Le të kuptohet se Kurti e Vuciq e kanë pranuar përfundimidht planin franko gjerman. Teksti i propozimit do të publikohet shumë shpejt” – tha ai.
“Fokusi i takimit ka qenë që të diskutohet propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovs dhe Serbisë. Ky është një zhvillim i madh sepse nga vera e kaluar jemi përfshirë në menaxhime krizash, me fokus vetëm në kriza, nga kriza në kriza, duke tentuar që t’i kontrollojmë krizat në terren. Ne tani po kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme. Ky propozim, i Bashkimit Evropian, është i miratuar nga Këshilli i Evropës dhe që nga atëherë ne jemi angazhuar në një shuttle-diplomaci intesive. Lajçak ka udhëtuar rregullisht, ka qenë 10 herë në Prishtië dhe 8 herë në Beograd”- tha Borrell.