Tjetër tërmet i fortë në Turqi, 1 i vdekur dhe 69 të plagosur

Turqia nuk gjen qetësi. Një tjetër tërmet ka goditur sot shtetin turk. Tërmeti me magnitudë 5.6 ka rënë në Malatyas, një nga zonat më të prekura.

Sipas mediave turke, 1 person raportohet të ketë humbur jetën nga lëkundjet sizmike. 69 persona kanë mbetur të plagosur.

Disa ndërtesa të tjera janë shkatërruar si pasojë e këtij tërmeti. Besohet se qytetarë të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.

Kryetari i Bashkisë së Malatya ka thënë se një baba së bashku me vajzën e tij të cilët u futën në një dyqan, kanë mbetur nën rrënoja. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën për nxjerrjen nga rrënojat të të mbijetuarve.