Manchester City e ka deklasuar AFC Bournemouth për ta zvogëluar në vetëm dy pikë epërsinë e Arsenalit që janë në vendin e parë. Alvarez (15’), Haaland (29’), Foden (45’) dhe Mepham (51’ autogol) shënuan golat për City. Lerma (83’) shënoi golin e vetëm për Bournemouth. Pas kësaj fitoreje City ka 55 pikë pas 25 xhirove, dy më pak se Arsenali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar
Manchester City e ka deklasuar skuadrën e AFC Bournemouth me rezultat 1-4 në shtëpi të tyre, për ta vazhduar presionin ndaj Arsenalit që janë në vendin e parë.
Minuta e 15 shënoi golin e parë në këtë ndeshje ku atë e shënoi Julian Alvarez dhe erdhi pasi Haaland kishte goditur shtyllën dhe topi u kthye të argjentinasi që shënoi golin e parë në këtë ndeshje.
Klikoni KËTU për ta shikuar GOLIN…
Goli i dytë për City u shënua nga Haaland në minutën e 29-të dhe ky gol ishte meritë më shumë e Foden që bëri një pasim perfekt për yllin norvegjez.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, City shënoi përsëri.
Foden kësaj radhe shfrytëzoi mbrojtjen e dobët të vendasve për të shënuar gol në minutën e 45-të të ndeshjes.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola.
Julian Alvarez u mendua që shënoi gol në minutën e 51-të te ndeshjes, por pas disa minutave ky gol u shënua si autogol i shënuar nga Mepham i Bournemouth.
Krejt çka bëri AFC Bournemouth deri në fund ishte një gol i shënuar në minutën e 83-të nga Lerma, për t’i ndryshuar shifrat në 1-4 të kësaj ndeshje.
Në xhiron e ardhshme, që City e zhvillon në vikend, ata do të luajnë kundër Newcastle United derisa AFC Bournemouth luan kundër Arsenalit.