Arsenal kërkon “siguri” në mesfushë, “topçinjtë” kthejnë “sytë” nga Barella

Prej kohësh tashmë “topçinjtë” e Arsenal kërkojnë ta përforcojnë mesfushën e tyre mes lojtarë të rinj e super të talentuar, që mund t’i ndihmojnë “londinezët” të ngjiten sërish në “majat” e futbollit botëror.

Si “bashkëpuntor” i ri i kapitenit Martin Odegaard shihet një italian dhe ai është “truri” i mesfushës së Inter, Nicolo Barella. Megjithatë italiani e ka mendjen diku tjetër teksa sezonin tjetër është një ndër pretendentët kryesor për të marrë shiritin e kapitenit te “zikaltrit”.

Në rast se merkato e verës shkon për Interin ashtu siç është parashikuar me largimin e Milan Skriniar, Samir Handanovic, Danilo D’Ambrosio dhe Marcel Brozovic atëherë skuadra nga Milano nuk mund t’i lejonte vetes një largim të një lojtari “kyç” nga klubi.