Boksieri nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi, do të ngjitet në ring këtë të shtunë ku përballë do ta ketë numrin një të Belgjikës, Timur Nikarkhoev.
Dje kanë përfunduar matjet e garuesve, ku Robin Krasniqi doli me peshë 79.3 kilogramë, ndërsa kundërshtari i tij pati peshë 80.5 kilogramë.
Përveç Krasniqit, meç do të ketë edhe boksieri tjetër shqiptar, Shefat Isufi, i cili do të garojë për titull WBF në kategorinë gjysmë të rëndë.
Në matje, Isufi doli me 78 kilogram, ndërsa Hernan David Perez me 77.3 kilogramë, njofton Klankosova.tv.
Kurse, boksieri tjetër shqiptar, Musa Avdimetaj, apo siç njihet ndryshe me emrin James Kraft do të garoj për titullin ËBC Internacional, që po ashtu do të ndeshet sonte.
Lufta e Robin Krasniqit, Shefat Isufit dhe ajo e James Kraft do të transmetohen direkt në Klan Kosova dhe Artmotion që do të mbahet në Audi Dome në Munih të Gjermanisë.