Gisele Bundchen është paguar 2 milionë dollarë në karnavalin e Rios vetëm për të veshur një bluzë!

Gisele Bundchen ka qenë modelja më e paguar në botë dhe duket se do të vazhdojë të mbyllë marrëveshje me shuma të pallogaritshme.

42-vjeçarja fitoi 2 milionë dollarë vetëm për të marrë pjesë në karnavalin në Rio de Zhaneiro!

Vendimi i saj për t’u ndarë me Tom Brady pasoi rikthimin e saj dinamik në reklama. Me rastin e ngjarjeve të karnavaleve, Gisele “rindez” marrëdhëniet me një partner të vjetër, birrën “Brahma” që i shtoi disa milionë pasuri.

Modelja kishte një dhomë VIP dhe disa kabina në karnavalin me famë botërore të Sapucaí, në të cilin tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj. Është karakteristike se ndryshe nga personazhet e tjerë të famshëm që bien dakord herë pas here për njëfarë bashkëpunimi me markën specifike, bukuroshja braziliane vendosi kushtet e saj për të marrë pjesë në event.

Sipas një raporti të publikuar nga Globo, menjëherë pas paraqitjes së Gisele, kompania dyshohet se e ka bindur modelen që të shfaqej duke veshur një bluzë të zezë me markën e saj.

Xhisiela refuzoi të pinte birrë, por pranoi të merrte pjesë në event për vetëm 3 orë, duke fituar një shumë marramendëse.

Marka vendosi t’i paguajë Xhisielës 2 milionë dollarë për të qenë në dhomën VIP me këtë bluzë të zezë. Kjo ishte gjithçka që duhej të bënte për të marrë 11,000 dollarë në minutë.

Bledi “frymëzon” Valbonën, edhe këngëtarja e ndërpret rrugëtimin: Ja arsyeja!
Bukuroshja braziliane në mbrëmjen e së dielës së 19 shkurtit nuk mund të mos festonte karnavalin e Rio de Zhaneiros dhe ishte “e pranishme” në evente.

Ngjarjet e karnavaleve në Brazil këtë vit zhvillohen nga 17 deri më 22 shkurt.

Në historitë e saj në Instagram si dhe në klipet e shpërndara të postuara në rrjetet sociale, Xhisiela duket se është takuar me një grup të madh miqsh, me të cilët është argëtuar duke kënduar dhe kërcyer nën ritmet e sambas.