Sot do të luhen dy sfidat e radhës në Champions League, ndeshje të cilat janë në kuadër të raundit të parë të 1/16 të turneun evropian.
Interi pret në San Siro ekipin portugez të Portos. Kjo do të jetë një sfidë tepër e bukur dhe e luftuar nga të dyja palët. Interi vjen nga një periudhë e mirë. Në Serie A, zikaltërit ndodhen në vendin e dytë edhe pse 15 pikë larg vendit të parë. Inter ka vetëm një mungesë për sfidën e sotme, sulmuesin argjentinas Correa. Nga ana tjetër, Porto do të bëjë pa Gabriel Veron dhe Meixedo, por në pikëpyetje janë Cardoso, Evanilson, Galeno, Otavio dhe Uribe, të cilët do të vlerësohen orët në vazhdim. Porto është gjithashtu në një formë tepër të mirë, me vendin e dytë në kampionat 5 pikë larg kryesuesve, dhe me një seri fitoresh prej 5 të tillave në turneun vendas.
Në ndeshjen tjetër, Leipzig pret Manchester Cityn. Anglezët shihen si favorit për të fituar këtë ndeshje, edhe pse surprizat nuk mungojnë asnjëherë në këtë kompeticion. Diall, Gualcsi dhe Olmo janë mungesat e gjermanëve, ndërsa bomberi Nkunku është në dyshim. Për Cityn, De Bruyne, Laporte, Mendy dhe Stones nuk do të jenë në dispozicion të Guardiolës.