Mbretëresha e popit Madonna ka pranuar se ka bërë operacione plastike, përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Twitter.
Vetëm disa ditë pasi u shfaq në ndarjen e çmimeve Grammy dhe shkaktoi mijëra reagime për pamjen e saj, këngëtarja postoi një foto të saj me një xhaketë të zezë, bisht dhe një kapele të zezë.
“Shikoni sa e lezetshme jam tani që ënjtja nga operacioni është ulur. Lol.”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.
Natyrisht, këngëtarja nuk ka treguar saktësisht se çfarë lloj operacioni ka bërë dhe kur i është nënshtruar.
Kujtojmë se reagimet për paraqitjen e saj të fundit zyrtare ishin intensive pasi shumë e konsideruar një Madonna të panjohur.
“Madonna nuk duket tamam si Madonna”. “Madona duhet të ndalojë së kryeri operacione plastike dhe të pranojë faktin që po plaket. Është thuajse e panjohshme në këtë pikë”, ishin disa nga komentet kritike që mori për pamjen e saj.