Champions League/ Napoli përballë “shqiponjave” të Frankfurtit, për të përsëritur një histori “Hirusheje”
Mbrëmja e sotme rezervon shumë surpriza, ku përveç “finales së përsëritur”, Liverpool-Real Madrid në “Deutche Bank Arena” të Frankfurtit, vendasit e Eintracht do të presin italianët e Napolit, në një përballje të vlefshme për raundin e 1/16-ve, të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube, UEFA Champions League, me napoletanët që do tentojnë të përsërisin një histori “hirusheje” në Ligën e Kampionëve, ashtu siç bëri Ajaxi në sezonin 2018/2019.
“Numri 1” i pankinës së italianëve, Luciano Spalletti, duket se i ka bërë “magji” djemve të tij, ku pas vetëm 23 javësh kampionat ka prekur me “një dorë” Scudetton (trofeun e Serie A), trofe ky që mungon në dhomën e trofeve napoletanë, që prej sezonit 1989/1990, teksa është shkëputur deri më tani plot 15 pikë nga vendi i 2-të i renditjes.
Përsa i përket Evropës, Napoli pati një ecuri fantastike këtë sezon, duke u pozicionuar në vendin e parë në Grupin A, ku pjesëmarrës ishin gjithashtu Liverpool, Ajax dhe finalistët e vjetshëm të Europa League, Rangers. “Blutë” e mbyllën grupin me 15 pikë, po aq sa Liverpool i vendit të 2-të, por sasia e madhe e golave të shënuar nga këmbët e Raspadori dhe Giovanni Simeone, nuk i rrezikoi fare pozitat e napoletanëve në grup.
Përballë Frankfurt, Spalletti do të përdorë dhe “hajmalitë” e tij, ku në sulm të padiskutueshëm do të jenë gjeorgjiani Kvicha Kvaratshkelia dhe nigeriani Victor Osimhen. Kvicha është kthyer padyshim në një sensacion, me tifozët napoletanë, që e quajnë atë “Kvaradona”, duke e krahasuar 22-vjeçarin, me legjendën e futbollit botëror, Diego Armando Maradona.
Kvicha është duket kaluar një sezon fantastike teksa ka arritur të bëjë për vete futbolldashësit, me plot 12 gola dhe 12 asistime në vetëm 24 ndeshje mes kampionatit dhe Champions League. Ndërkaq, “bomberi” nigerian i “bluve” të Italisë, Victor Osimhen ka rigjetur veten pas dëmtimi në kofshë që e la jashtë fushave për 1 muaj në tetor, teksa në vetëm 23 paraqitje për Napolin ka gjetur 19 herë rrugën e rrjetës dhe ka ndihmuar në 3 raste shokët e skuadrës ta bëjnë një gjë të tillë, duke e kthyer repartin ofenziv të napoletanëve në vrastar.
Në krahun tjetër, “shqiponjat” e Frankfurtit arritën këtë vit kualifikimin në Champions League, pas fitores në finalen e edicionit të kaluar të Europa League, ku mundi në “Ramon Sanchez Pizsjuan”, skocezët e Rangers pas goditjes së penalltive duke fituar për herë të dytë në historinë e saj, një trofe evropian.
Mbrëmjen e sotme, në “Deutche Bank Arena”, “shqiponjat” do të përpiqen t’i bëjnë ballë “furisë” napoletane, por duke parë futbollin sulmues që Frankfurt dhuron në shtëpi pritet që përballja të jetë e mbushur me gola e spektakël.
Padyshim në fokus të lojës së tij, tekniku austriak Oliver Glasner do të ketë talentin francez të sulmit Randal Kolo-Muani, me 24-vjeçarin që ka spikatur jo pak me performancat e tij të derimëtasnishme për “shqiponjat” teksa ka arritur të gjejë rrugën e rrjetët, plot 15 herë dhe ka asistuar 12 herë për ekipin e tij, në vetëm 29 paraqitje, duke u kthyer kështu në një “hero” të vërtetë në tokën gjermane.
Kamada, Gotze dhe Lindstrom pritet të jenë pas Randal Kolo-Muanit, në formacionin titullar, me të 3 lojtarët e lartpërmendur, që kanë aftësinë për të krijuar raste nga “hiçi”, sidomos japonezi Daichi Kamada, i cili deri më tani e ka tundur plot 3 herë rrjetën në Champions League, duke iu bashkuar sulmuesit francez, në një dyshe të frikshme për portën kundërshtare.
Përsa i përket kampionatit ndryshe nga Italia, ku Napoli do të arrijë të shpallet kampion brenda pak javëve, në Gjermani situata është komplet ndryshe. Frankfurt renditet në vendin e 6-të dhe para tyre në tabelë janë Leipzig, Freiburg, Union Berlin, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, ku diferenca me vendit të parë ku ndodhet Bayern Munich dhe vendit të 6-të, ku ndodhen “shqiponjat” është vetëm 5 pikë, duke shtuar edhe më shumë presionin te djemtë e Glasner, me ndeshjen e radhës në kampionat në të cilën do të përballen me RB Leipzig e vendit të 4-t.
Mirëpo, në fillim duhet të mendojnë për Napolin, me të dyja ekipet që janë përballur vetëm 2 herë në historinë e tyre dhe ajo ka ndodhur në fazën e 1/8-ve, të Europa League, në vitin 1994, me gjermanët që fitonin me rezultatin minimal 1 me 0, të dyja sfidat duke arritur të kualifikoheshn për në çerek-finalet e kompeticionit, ku u eleminuan nga italianët e Juventus.
Përsa i përket statistikave, gjithçka është mirë për gjermanët e Frankfurt, të cilët kanë humbur vetëm 2 përballje ndaj kundërshtarëve italianë, në skenën evropiane duket fituar 6 përballje dhe barazuar 3 të tjera, ku përballja më e fundit në një fazë eleminatore është në sezonin 2018/2019 të Europa League, me “shqiponjat” që largonin Interin nga kompeticioni pas një fitoreje minimale në “San Siro”, 0 me 1. Një fakt tjetër që duhet kujtuar gjithashtu është dhe kalimi i raundëve nga Frankfurt, me gjermanët që kanë mundur të avancojnë “aventurën” e tyre, në fazat me eleminim direkt, në 7 nga 10 raste
Në krahun tjetër, Napoli duhet të “vuajë” faktin, që është shumë dobët në raportin e përballjeve në tokën gjermane. “Blutë” kanë arritur të fitojnë vetëm 1 herë në 9 përballje, duke barazuar 3 dhe humbur 5 të tjera, ndërsa sot kërkojnë fitoren në ndeshjen e 10 në tokën gjermane.
Rreshtimet e lojtarëve do të jenë “kyçe” për performancat e të dyja ekipeve, me “shqiponjat” që e kanë tepër të qartë që nuk duhet të lënë hapësira në mbrojtje, ku përballë tyre janë Osimhen dhe Kvaratskhelia dhe për këtë gjë tekniku Glasner mendohet se do të përzgjedhe formulën 3-4-2-1.
Në portë është “gardiani” Kevin Trapp, i cili do “mbohet” nga Tuta, Ndicka dhe Hasebe, të cilët do të mbushin “prapavijën” e Frankfurt. Në qendër të mesfushës janë vendosur Soë dhe Kamada, me Philip Max dhe Ansgar Knauff, që janë vendosur në krahë. Përsa i përket repartit ofenziv, besohet se austriaku do t’i besojë dyshes Gotze-Lindstrom për krijimin e raste dhe në majën e sulmit i vetëm do të vendoset Randal Kolo-Muani.
Në anën tjetër, “numri 1” i pankinës napoletane, Luciano Spalletti, mendohet se nuk do të heqë dorë nga rreshtimi 4-3-3 dhe pritet një përballje shumë e fortë nga ana e Napolit. Në portë do të vendoset Alex Meret. Në qendër të mbrojtjes janë koreani Kim Min-Jae dhe përfaqësuesi i Kombëtares kosovare, Amir Rrahmani. Përsa i përket krahëve të mbrojtjes në të majtë është vendosur “luzitani” Mario Rui, ndërsa krahu i djathtë mbrohet nga Giovanni Di Lorenzo. Mesfusha me 3 do të përbëhet nga Lobotka, i cili do të qëndrojë më i tërhequr dhe do të vendoset para mbrojtjes, kamerunasi Frank Zambo-Anguissa dhe “dirigjineti” i lojës napoletane, Piotr Zielinski. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit italian është i mbushur me “yje”, me Kvartskhelia, Osimhen dhe meksikani Hirving Lozano, që presin rastin më të vogël për të ndëshkuar gjermanët.
Tashmë nuk mbetet më asgjë tjetër për të shtuar, përveç se të presim startimin e kësaj përballjeje fantastike mbrëmjen e sotme, në orën 21:00.