Paralajmërime për cunami pas tërmeteve të fundit në Turqi (FOTO)

Qendra Sizmike Evropiane paralajmëroi se zona bregdetare duhet të evakuohet urgjentisht, pasi ekziston rreziku i cunamit pas tërmeteve të fundit në Hatay.

AFAD tha gjithashtu se “është e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë larg vijës bregdetare në mënyrë që të marrin masa paraprake kundër rrezikut të rritjes së nivelit të detit deri në 50 cm”, raporton t24.

Turqia është goditur prej dy tërmeteve të njëpasnjëshme gjatë ditës së sotme, njoftoi Qendra turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Paralajmërime për cunami pas tërmeteve të fundit në Turqi (FOTO)