Parandjenja e vajzës turke, çfarë shkruante letra e gjetur nën rrënojat e tërmetit

Ayşegül Çin u nxor e pajetë nga rrënojat e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Bashkë me të ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën edhe një letër, ku ajo shkruante se ia linte gjithçka kishte nënës së saj.

“Në rast se ndodh diçka, gjithçka kam në çantë është e nënës sime. Unë dua që ajo t’i përdorë ato për Haxh dhe Umre”, shkruhej në letër.

Dëshira e të resë nuk u plotësua, pasi edhe nëna e saj ndërroi jetë nga tërmeti.