Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, nesër në ora 10:00 do të intervistohet Prokuroria Speciale pas deklarimeve të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi i cili në Facebook ka njoftuar se Abazi do të intervistohet nesër nga Prokuroria Speciale pas deklarimeve të tij.
Deputeti Haki Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.
Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.