PSE HARROHEN DHE NUK NDEROHEN VËLLEZËRIT SHQIPTARË KOMANDANTËT DHE USHTARËT E UÇK-së NGA SHQIPËRIA E ANDEJ DRINIT?!
Shkruajnë: Xhemil ZEQIRI – Fadil Shyti
Kopenhagë, 17 shkurt, 2023
R E A G I M
Turp për institucionet e Republikës së KOSOVËS, për faktin që, kaluan kaq vite që znj, dhe ztr, “kosovarë”, çirren gjer në qiell për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, mirëpo, “të “uruarit/at”, shpejt harruan se, as kjo çerek liri dhe më pak se, çerek pavarësi (kryesisht e qarkullimit të lirë-hapja e kufijve shqiptaro-shqiptarë), nuk do të arrihej pa ndihmën e madhe të kombit vëlla shqiptar, që, nga viti 1945 kur Kosova me Vise të tjera shqiptare, përsëri ranë në robërinë e krajlive jugosllave të kriminelëve Tito-Rankoviqit & Co.
Pas shumë përpjekjeve dhe sakrificave të liridashësve që nga udhëheqësi politik, Adem Demaçi gjer te Komandanti, Adem Jashari, Kosova Shqiptare, arriti të çajë terrin e zi, më shumë se, një shekullor.
Arriti të themelojë dhe ta forcojë UÇK-së.
Arriti që të fillojë LÇ-re, të ndeshej flakë për flakë me ushtrinë e Serbisë pushtuese, të Serbisë armike e cila në çdo etapë të historisë sonë të përgjakshme, bëri turpe dhe krime të papara gjenocidale mbi popullin e pafajshëm shqiptar, që den baba den jetoi dhe jeton i papërkulur, në trojet e veta shekullore.
Me fillimin e kësaj lufte të drejtë çlirimtare, kombi shqiptar në Tiranë, Shkup dhe në mërgatë u zgjua si një trup!
Për breznitë tona, nuk harrohet kushtrimi i madh që u dha në Tiranë: Një komb një qëndrim!
Kësaj thirrjeje iu përgjigjën shqiptarët i madh e vogël, kush më shumë, e kush më pak, nga të gjitha aspektet e përkrahjes së UÇK-së, pa harruar dhe faktin e hidhur të ca politikanëve dhe ushtarakëve përçarës të Prishtinës të Tiranës të Shkupit e, gjetkë në mërgatë, kryesisht të dalë nga shkollat politike dhe ushtarake, të ish-Jugosllavisë dhe të indoktrinuar nëndheshëm nga agjentura, jugosllave. Këta shkretanë/e, arritën gjer në atë pikë turpi dhe krimi sa të shajnë UÇK-n Heroike, ta quajnë atë, “Dorë e zgjatur e Serbisë Fashiste” e të tjera shpifje dhe akuza krejtësisht të pabazuara në fakte.
Zëri i këtyre qyqarëve dhe kukuvajkave, nuk përfillek as kishte ndikim tek trimat dhe trimëreshat, tek mendjendriturit dhe mendjendriturat, prandaj, pleqtë e djallosur dhe ithtarët e tyre të mashtruar, frikacakë dhe të matufosur, i lamë në “shejtëninë” e tyre,-siç do të thoshte poeti ynë kombëtar, Migjeni.
Kushtrimit të lirisë me pushkë e penë iu përgjigjën bijtë dhe bijat më të devotshme të atdheut.
Prandaj, habitemi dhe revoltohemi pse nga institucionet asnjë mirënjohje, për ata që e bën historinë e çlirimit të Kosovës?!
Përkundrazi, kanë kaluar njëzetë vite që dyzina, “trimash” e “trimëreshash” , krekosen si gjelat dhe pulat mbi plehra, duke u lëvdruar zhurmshëm, madje, edhe ata/ato që, me të gjitha format dhe mjetet e penguan (sabotuan) luftën.
Historia duhet të shkruhet e bazuar në me fakte, jo, e zhytur në urrejtje ndaj çlirimtarëve të vërtetë, në veçanti, ndaj Komandant, “Shpëtim Golemit”, Kolonel, Dilaver Goxhaj, Dritan Goxhaj, Adem Shehun (ish Komandanti i Br.153 zones Operative te Llapit), Bardhyl Tahiri, (ish shefi i inxhinierise (xhenjos) në Shtabin e Pregjithshem te UCK-se, Genci Sef Lushnja i denuar me 40 vite në MV etj. Fatmirësisht janë në mesin tonë, të cilët askund në RTV apo në shtypin e kohës nuk e humbin kohën e tyre të art së koti, me rrahjegjoksesh, duke u lëvduar, siç po bëjnë disa “ushtarakë të famshëm” nga shkollat e Kumrovcit.
Dritero Agollit: Ja sesi e anatemonj kete mosmirenjohje ndaj heronjve poeti kombetar Dritero Agolli:
.
S’ka heronj. Heronjtë i përzumë,
me lavdi përditë i nanuritëm
dhe me lajka dalngadal i vumë
një nga një në prehje dhe në gjumë.
.
S’ka heronj. Heronjtë u merzitën,
prisnin ëndrat, ëndrat u vonuan
duke pritur heshtjen, e dremitën,
dhe ne nina-nana u kënduam.
.
Ç’digjeni nga malli për heronjtë?
Kushedi kur kthehen nga kjo anë.
Ç’i kerkoni? Pritja është e kotë.
S’ka heronj,tani ka pelivanë!
.
Dëshmorëve të atdheut po iu ngriten përmendore, po iu jepen dekorata, atyre populli po iu këndon këngë epike-historike, po iu kushtohen poezi, po shkruhen vepra me kujtime nga jeta dhe lufta nga qëndresa e tyre në beteja dhe heroizmat e tyre.
Kjo, vërtet është veprimtari shumë e mirë!…
Mbi të gjitha se, kjo e ngritë më tej moralin dhe edukatën luftarake të popullit tanë, kjo gjithashtu, heronjtë dhe heroinat, dëshmorët dhe dëshmoret i bën të pavdekshëm.
Por, politika cinike e motos udbeske nga titistët dhe pasuesit e tyre të hapur e të maskuar, duhet të merr fund sa më parë!… Meritokracia, duhet të ekzistojë e barabartë,
jo, me kutet e mashtrimeve dhe gënjeshtrave të pacipa, të pafundme të titisto udbashëve që, sipas objektivës ideore të tyre: vetëm shqiptarët e vdekur, janë të mirë.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!