Mehmet Kraja kërkon falje, Kuvendi i Akademisë nuk e shkarkon

Kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, ka kërkuar falje për gabimin që e ka bërë me publikimin e analizës “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Për këtë arsyeje, Kuvendi i Jashtëzakonshem i Akademisë, i cili është mbajtur sot, nuk e ka shkarkuar.

Akademiku Frashër Demaj, i cili ka qenë pjesë e kuvendit, ka thënë për gazetën Nacionale se kuvendi ia ka pranuar kërkim faljen e kryeakademikut.

“Kuvendi u përmbyll me faktin që Kraja kërkoi falje për gabimet që e ka bërë me rastin e publikimit të tekstit. Për dy arsyeje: e para, se ka qenë tekst jashtë logjikes shkencore, dhe e dyta, për shkak se tekstin e ka botuar në emër të Akademisë pa miratimin e Akademisë. Pra, ai ka kërkuar falje dhe Kuvendi i mbylli punimet”, ka thënë Demaj.

Ai ka bërë me dije se shkarkimi nuk ka ndodhur edhe për faktin se ligji dhe statuti i këtij institucioni nuk e parashohin shkarkimin e kryetarit të Akademisë.

“Nuk është shkarkuar, sepse Kuvendit i kërkoi falje. Arsyeja pse nuk u fut në shkarkim është edhe faktin se ligji nuk e parashihke në mënyrë të saktë shkarkimin e kryetarit të ASHAK-ut dhe as statuti. Kështu që, ai i studioi rrethanat dhe e pa që disponimi është shumë kundër tij dhe kërkoi falje. Kështu, kuvendi vendosi që ta pranoj kërkim faljen e tij dhe vazhduam”, është shprehur Demaj.

Ai ka treguar se kryeakademiku ka kërkuar falje pasi i ka parë qëndrimet e akademikeve ndaj tij.

“Ai e pa se qëndrimet se njerëzit janë shumë të irrituar për deklaratat e tij publike dhe falsifikimet që i ka bërë. Kështu kërkoj falje dh

Këto kritika kishin nxitur nisjen e procedurës për shkarkimin e Mehmet Krajës nga posti i kryetarit të ASHAK-ut.

Pas kritikave të shumta, Kraja e kishte larguar analizën nga faqja e Akademisë dhe kishte pranuar se në tekst i kanë rrjedhur disa gabime teknike.

Pak javë më parë, Akademik Muhamedin Kullashi pat renditur një mal akuzash ndaj Mehmet Krajës.

Në një intervistë dhënë gazetarit të Nacionales, Kullashi pati thënë se i pari i akademikëve kosovarë disa herë e ka keqpërdorur detyrën e tij.

“Është Seksioni i Shkencave Shoqërore i ASHAK, i cili kërkon nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Akademisë shkarkimin e kryetarit Kraja për një varg të shkeljeve të rregulloreve të akademisë. Ai botoi në web faqen e ASHAK-ut një artikullit personal duke e paraqitur rrejshëm si artikull i anëtarëve të akademisë.

Është fjala për një artikull të dobët e joshkencor, prej katërdhjetë faqeve ku nuk gjeni asjnë referencë shkencore. Seksioni ynë qysh para një viti ka shfaqur mospajtimin që ai tekst personal të paraqitet si tekst i përbashkët i akdemikëve të disa seksioneve”, deklaronte Kullashi.e kjo u pranu si reflektim”, është shprehur Demaj.

Publikimi i analizës “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” në emër të Akademisë kishte nxitur reagime të shumta të anëtarëve të Akademisë dhe të publikut në përgjithësi. Kjo pasi analiza ishte një opinion i tij personal dhe nuk kishte marrë miratimin për t`u publikuar në faqen e Akademisë.

Në këtë publikim, Kraja kishte shprehur mendimet e veta, duke e publikuar si qëndrim të ASHAK-ut. Në këtë analizë, ai kishte kritikuar shumë figura publike në Kosovë, duke përfshirë edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, Thaçi “planifikonte” ndarje të Kosovës bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Po ashtu, ai akuzonte edhe shtetin e Kosovës se “pranoi” njohje të sponsorizuara të shtetësisë në mënyrë korruptive.

“Kosova bëri gabim të madh që pranoi njohje të sponsorizuara në mënyrë korruptive, sepse Serbia, po me korrupsion, njohjet e tilla i bëri pothuajse të papërdorshme etj.” – thuhej në analizën e këtij institucioni.

Gjithashtu, në këtë analizë ai mbështeste akuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.