Abazi akuzon Kurtin se urdhëroi shkarkimin e tij, paralajmëron publikimin e audio e video incizimeve

Deputeti Haki Abazi ka reaguar ashpër pas raportimit se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në, shkruan Syri.net Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se do të flet edhe për audio dhe video incizime për skandale të tjera lidhur me urdhrin e kryeministrit Albin Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin e tij nga pozitat e lartcekura.

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu Flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka deklaruar Abazi.

Postimi i plotë:

Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur,

Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.

Nesër poashtu Flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë.