Një oficer policie i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur me shpulla në ambientet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese. Siç duket dhe në pamje, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur të riun e identifkuar si Ervin Norolla.
Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve konfidenciale, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin, i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në Drejtorinë Vendore të Policisë të Korçës. (A2News)