“Shën Valentini më i hidhur”, burri i dërgon trëndafila te varri bashkëshortes që humbi jetën nga tërmeti

Turqia dhe Siria disa ditë më parë u godit nga një tërmet tragjik që shkaktoi vdekjen e mijëra qytetarëve.

Erkan Uçar nga tërmeti humbi bashkëshorten, nënë e tre fëmijëve. Në ditën e të dashuruarve ai ka shkuar në varrin e saj dhe i ka dërguar trëndafila, teksa u shpreh se ky ishte Shën Valentini më i dhimbshëm dhe i hidhur për të.

Në foton më poshtë shihet Uçar dhe tre fëmijët, Merve 9 vjeç, Nehir 5 vjeç dhe Berat 1 vjeç.

“Në momentin e tërmetit nuk kam qenë në shtëpi sepse kam qenë në detyrë. Gruaja dhe fëmijët më kanë mbetur nën rrënoja. Ndërsa gruaja ime ka vdekur nën rrënoja, fëmijët e mi janë nxjerrë të gjallë. Falë Zotit. Ky është Shën Valentini më i hidhur për mua”, tha ai.
“Shën Valentini më i hidhur”, burri i dërgon trëndafila te varri bashkëshortes që humbi jetën nga tërmeti