U përfolën për një konflikt, Einxhel flet për Kejvinën dhe skandalin e saj në BBVA

Vite më parë ishte raportuar për një konflikt në mes të moderatores Einxhel Shkira dhe modeles Kejvina Kthella.

Në një debat e sipër mes dy vajzave u tha se situata kishte kaluar edhe në një përleshjes fizike, megjithatë kjo duket se i takon të kaluarës.

Pak javë më parë Kejvina e cila u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, u përjashtua nga ky format pasi e njëjta kishte përdorur dhunë ndaj banorit tjetër, Luiz Ejllit duke e goditur me shuplakë.

Pamjet u bën virale dhe modelja pas përjashtimit është tërhequr nga paraqitjet publike madje edhe ka mbyllur rrjetin social, Instagram.L

Për gjitha këto, Einxhel u pyet në emisionin “Zemër Luana”, e cila tha se modeles ia uron gjitha të mirat dhe ta kalojë këtë situatë.Reklama

“Uroj të jetë mirë dhe ta ketë kaluar këtë momentin e vështirë e ndodhur së fundmi, jemi njerëz bëjmë gabime dhe në rritje mësojmë nga gabimet tona dhe përmirësohemi, uroj që të jetë edhe ky rasti”, u shpreh Einxhel.

Prezantuesja ishte e shoqëruar edhe nga partneri i saj, DJ Dagz dhe dyshja folën edhe për marrëdhënien e tyre dhe jetën si prindër.