Kryemistri Kovacevski tani në politikë nuk e ka komoditetin që të sillet si Kazanova, por me partitë politike ky duhet të sillet si Romeo me Julian

Ejup Berisha

Kryeministri i Qeverise Dimitar Kovacevski në skenën politike të RMV-së ka filluar të sillet si Kazanova.Dallimi mes tij dhe Kazanovës eshte se ky i fundit i debonte shumë shpesh femrat nga jeta e tij personale duke i zëvendësuar ato me të tjera, kjo pra ishte aftësi e tij të cilën nuk po e dëshmon Kryeministri Kovacevski në raport me subjektet politike në ambientin politik. Pra ku është gabimi i Kryeministrit, Kovacevski të njejtin veprim si të Kazanovës po e ben me Partite politike shqiptare, me një dallim të dukshëm sic thash më lartë se Kazanova dëbonte dhe zëvenësonte femra shumë shpejtë sepse thuhet se ai ka qenë sharmues i hatashëm i tyre. Ndërsa Kovacevski po dëbon parti politike nga Qeveria veprim me të cilin ky nuk po arrinë ta shton shumicën e duhur parlamentare por ky po e pakson atë ndërsa duhet ta bën të kundërtën. Pra Kazanova edhe pse i dëbonte femrat ky ka pasur aftësi që ti zëvendësonte ato me tjera femra sepse thuhet se ky kishte aftësi që të tubonte rreth vetes shumë femra, ndërsa Kryeministri Kazanovë i RMV-së nuk e ka aftësinë e atij sharmuesit të shekullit të 18 të njohur si Kazanova, apo ky nuk e ka komoditetin që të dëbon subjekte politike nga Qeveria dhe me këtë edhe aftësinë që ti zëvendëson ato me numër të nevojshëm deputetësh me qëllim të shtimit të shumicës parlamentare, veprim ky tani për tani shumë i rëndësishëm dhe mëse i nevojshëm për vendin. Kryeministri momentalisht duhet të jetë i gatshëm dhe i aftë që ti fton të gjitha Partitë politike ithtare të agjendës pro europjane dhe proreformuese rreth Qeverisë e jo ti dëbon ato sic është rasti me Alternativën. Meqë shumicës parlamentare i duhet shtimi i deputetëve e jo paksimi i tyre. Në rastin konkret së fundmi ky subjektin politik Alternativa e dëboi nga Qeveria duke ia marrë të gjitha resorët ministror që i takuan asaj para një viti kur kjo u bë pjesë e Qeverisë. Pra Kazanova shquhej si sharmues i femrave ndërsa Kryeministrit i Qeverisë me veprimin e fundit të tij në skenën politike dëshmoi se nuk e posedon sharmin e duhur politik, pra ky nuk po din se si të sillet me Partitë politike. Alternativa vjet u bë pjesë e Qeverisë duke tentuar që ta stabilizojë shumicën e brishtë parlamentare dhe që të kontribuon për arritjen e objektivit shumë të rëndësishëm antarsimin e vendit në Bashkimin Europjan.Të paktën kështu e arsyetoi udhëheqsia e Alternativës vendimin për hyrjen e këtij subjekti politik në Qeveri vitin e kaluar. Dhe nëse Kryeministri Dimitar Kovacevski para ca muajsh pretendonte se është ithtar i realizimit të reformave si dhe të agjendës së antarsimit të vendit në BE atëher i pakuptimtë është veprimi i tij i fundit me dëbimin e Alternativës nga Qeveria dhe atë pa arritur që ta shton për aq deputet sa i nevoiten shumicës Parlamentare. Me futjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri kjo shumicë do të numron 64 deputet numër ky i pamjaftueshëm për miratimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat janë njëri prej kushteve kryesore për fillimin e bisedimeve për antarsimin e RMV-së në BE, si dhe për realizimin e agjendës reformuese që gjithashtu është një prej kushteve kryesore për arritjen e këtij objektivi. Nëse kjo është kështu atëher Kryeministri duhet të tregon se ku do ti siguron votat e tjera jo vetëm të nevojshme por edhe të domosdoshme për inicimin dhe për miratimin e këtyre qështjeve tepër të rëndësishme sepse i nevoiten më shumë deputetë në Kuvend për ti realizuar këto projekte. Në rastin konkret Kryeministri Kovacevski në ambientin politik me Partitë politike duhet të sillet si Romeo me Julian dhe të kontribuoj në rritjen e unitetit të subjekteve politike e jo të nxis polarizime apo dhe përqarje, meqë nuk e ka aq të lehtë apo nuk e ka komoditetin të sillet në politikë si Kazanova por ky shumë shpejtë duhet që ta siguroj shumicën prej 81 deputetëve për inicimin e ndryshimeve kushtetuese dhe për realizimin e reformave të nevojshme që do ta mundësonin filimin e bisedimeve për antarsimin e vendit në BE. Pra të gabuar e ka Kryeministri qasjen dhe strategjinë me Partitë politike duke dëbuar një në rastin e fundit Alternativën e duke futur një tjetër subjekt në Qeveri Aleancën për shqiptarët meqë tani për tani atij në Qeveri i duhen të gjitha Partitë politike ithtare të platformës proeuropjane dhe të realizimit të reformave të domosdoshme për në BE. Nuk e di ku e ka mësuar këtë matematikë të mbrapshtë Kovacevski por përdorimi i minusit është veprim i gabueshëm i tij në ambientin politik të vendit tonë, në situatë kur duhet të përdoret plusi për të bërë të mundur zbatimin e qështjeve të domosdoshme politike për vendin në rrugtimin e saj drejt BE-së. Prandaj Kryeministri i Qeverisë së RMV-së duhet ta ndryshojë strategjinë dhe casjen në raport me Partitë politike dhe ta rrisë shumicën parlamentare e jo të vepron mbrapsht me parimin bën tre hapa para dhe dy hapa mbrapa në politikë. Tani për tani vendit i duhen më shumë se 10 hapa të shpejtë para Kryeministri bile duhet të tenton që të futet edhe në terenin e opozitës që të gjenë deputet që do ti përkrahnin ndryshimet kushtetuese dhe zbatimin e reformave e jo ky të dëbon parti që ndodhen në terenin qeveritar e të cilat janë të gatshme ti zbatojnë këto dy qështje tejet të rëndësishme për vendin tonë. Kryeministri nëse sillet si Romeo i garantoj se do ta ngrit reputacionin dhe rejtingun e tij si politikan proeuropjan dhe i sincertë e nëse tenton që me Partitë politike të lozë me rregullat e Kazanovës atëher kjo këtij do tia ulë reputacionin dhe autoriteti në politikë meqë në aktualitetin politik në raport me reformat e nevojshme dhe me ndryshimet kushtetuese për realizimin e agjendës europjane ky duhet të sillet në mënyrë të sincertë e jo të sillet ashtu sic është sjellur Kazanova me femrat në shek e 18. Për të thuhet se shumë shpesh i ka mashtruar femrat pa iu trembur syri.
From: Bota Sot
Sent: Tuesday, February 7, 2023 1:07 PM
To: Ejup Berisha
Subject: Re: Pershendetje

https://www.botasot.info/opinione/1943903/politika-sot-ne-te-shumicen-e-shteteve-eshte-anarkike/

On Tue, 7 Feb 2023 at 11:35, Ejup Berisha wrote:
Ejup Berisha

Politika sot në të shumicën e shteteve është anarkike

Jeta është luftë e vazhdueshme e njerëzve për kushte më të mira për jetesë, kjo është një përpjekje e përditshme dhe e parreshtur e individëve për krijimin e këtyre kushteve. Kështuqë dikush i ka kushtet e shkëlqyeshme , dikush i ka kushtet normale e dikush tjetër i ka kushtet katastrofike për jetesë. Kjo ndodhë për shkak të egzistimit të pabarazive të ndryshme në shoqëri. Por sidoqë të jetë realiteti njerëzit kanë dëshirë që përher të kenë kushte të mira për jetese. Edhe politika është një lloj lufte e individëve dhe të grupacioneve të ndryshme të tyre për pozicionim më të mirë të tyre në kierarkinë shtetërore dhe shoqërore. Këta me veprimet e tyre në ambientin politik kanë tendenca për rritje sa më të madhe të forcës me qëllim të rritje së ndikimit të tyre në rrjedhat shtetërore dhe shoqërore. Për dallim prej jetës e cila shpesh nuk ka rregulla të përcaktuara ndërsa duhet patjetër që të ketë në politikë është mirë dhe e pëlqyeshme që të ketë rregulla dhe parime të cilat duhet të pranohen të zbatohen dhe të respektohen. Politika nuk guxon të zhvillohet në mënyrë anarkike, për shkak se kjo është gjendje e çrregulluar në të cilën njerëzit mundohen që të sillen pa rregulla apo në instancë të fundit këta duan të sillen si të duan vetë. Sot mu politika në të shumtën e shteteve të botës është anarkike. Kjo do të thotë se politikanët mundohen maksimalisht që tu shmangen rregullave dhe parimeve të sjelljes duke i vendosur në rend të parë dëshirat, veset dhe teket e tyre. Prandaj sot nëpër shtetet e shumta botërore kemi anarki. Kjo në to është instaluar me qëllim që elitat e caktuara politike të kenë monopol mbi politikën kjo nënkupton që të njëjtët të kenë mundësi që ta kontrollojnë shpërndarjen e forcës dhe të resurseve shtetërore dhe shoqërore. Politika ëshë proces në të cilin një grup njerëzish sjellin vendime të përbashkëta. Ajo përbëhet nga raporte shoqërore dhe nga raporte të cilat përfshijnë pushtet apo dhe forcë. PoIitika i përket rregullimit të ndodhive publike në kuadër të njësisë politike por dhe metodave si dhe taktikave të cilat përdoren për formulimin dhe pëdorimin e politikës. Çfar duhet thënë për politikën pra për të duhet thënë se sfera e veprimit të saj nuk guxon të krijon çrregullim por ajo duhet ta bën rregullimin e raporteve dhe të krijon barazpeshim mes interesasave të shumta të grupacioneve të ndryshme shoqërore të cilat shumë shpesh janë kundërthënëse mes vete. Politikanët për dallim nga anarkistët mund ta dëshirojnë por këta nuk duhet të lejohen që të krijojnë çrregullime, dhe të sillen në mënyrë të papërgjegjshme apo dhe të zbatojnë vetvullnet sjellje të cilat sot janë të pranishme dhe reale në ambientet e shumta politike. Këto janë karakteristika të anarkisë e cila nuk e do jo vetëmse rendin dhe rregullin por e cila gjithashtu nuk e parapëlqen as egzistimin e autoriteteve. Anarkia paraqet gjendje të caktuar politike më shpesh ky nocion paraqet mungesë të qeverisë së njohur publikisht apo të autoritetit tjetër politik në një periudhë të gjatë kohore.Politikanët dhe anarkistët paraqesin dy faktorë shoqëror përafërsisht të ngjashëm mirëpo derisa anarkistët mundohen me çdo kusht që ta shmangin çfardo lloj autoriteti shoqëror politiknët për shkak të luftës së përhershme për ndikim dhe për pushtet të shumë individëve dhe grupacioneve të ndryshme të tyre janë të detyruar që të imponojë një lloj rregulli dhe rendi të caktuar si dhe të bëjnë përpjekje që ta zbatojnë atë me qëllim të shmangjes së konfliketeve dhe pëleshjeve të cilat mund të shpërthejnë në çdo çast në shtet dhe në shoqëri. Për këtë arsye është mirë, e pëlqysheme dhe rekomandohet që në politikë të shmanget anarkia.