Fëmija 5-vjeç dhe një grua nxirren të gjallë pas 6 ditësh në rrënoja (VIDEO)

Ekipet e kërkim shpëtimit në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e tërmetit tragjik një fëijë në moshën 5-vjeç dhe një grua në moshën 30-vjeçare

Ka qenë Presidenti i El Salvadorit Nayib Bukele i cili ka ndarë lajmin ndërsa ka publikuar dhe videon nga momenti i shpëtimit të dy personave.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani ka kaluar 30,000.

Tashmë është konfirmuar se vetëm në Turqi kanë vdekur 29605 persona.

3553 të tjerë janë vrarë nga tërmeti në Siri. Kjo e çon numrin total të të vdekurve në 33,158