Pamje të frikshme vijnë nga Turqia, nga momenti i tërmeteve që ndodhën dje, e që shkaktuan mijëra viktima.
“Hurryiet” ka publikuar pamje të incizuara nga kamera e vendosur në një veturë e cila po lëvizte në qytetin Kahramanmaras.
Gjersa ajo po kalonte në një lagje, lëkundjet e tërmetit shkaktojnë rrënimin e ndërtesave.
Pamjet në kamerën e veturës tregojnë se si lagjja shembet brenda pak sekondave.