Nicolo Zaniolo është gati t’i bashkohet Icardit dhe Mertens në Stamboll. Pas ditëve të stuhishme në merkato, kanë përfunduar pozitivisht negociatat për taransferimin e tij nga Roma te Galatasaray. Zaniolo do të fluturojë pasditen e sotme drejt Turqisë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën e tij të re deri në vitin 2027.
Një negociatë e ngadalësuar nga tërmeti që shkatërroi pjesën e kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, por që më pas vazhdoi me shpejtësi deri në tymin e bardhë. Telefonata e mbrëmjes së djeshme mes Pintos dhe drejtuesve të klubit turk ishte vendimtare.
Zaniolo i ka thënë po një kontrate katërvjeçare me vlerë 3,5 milionë euro në sezon plus bonuse dhe me një klauzolë lirimi prej 35 milionë eurosh. Sulmuesi është takuar tashmë me trajnerin e Galatasary dhe ka dëgjuar këshillat e Icardit bashkë me Mertens nëpërmjet telefonit. Zaniolo do të shoqërohet në Turqi nga babai i tij Igor.