“Jam tifoz i Napolit dhe e urrej Juventusin”, prokurori i çështjes “Prisma” me fraza tronditëse ndaj klubit italian

Fraza që datojnë disa vite më parë, por të destinuara në mënyrë të pashmangshme për të shkaktuar diskutim. Këto u prononcuan nga Ciro Santoriello, një nga prokurorët e hetimit të Prisma që heton Juventusin dhe ish-drejtuesit e tij, gjatë një konference që daton në pranverën e vitit 2019, në të cilën flitej për buxhetet dhe çështjen e fitimeve kapitale.

“E pranoj, unë ndjek dhe jam një tifoz i madh i Napolit dhe e urrej Juventusin. Si prokuror jam kundër Juventusit, kundër hajdutëve në fushë”, ishin fjalët e magjistratit.

Fjalitë, të shqiptuara me një buzëqeshje në fytyrë, shkaktuan nervozizëm te tifozët e Juventusit, duke nisur një stuhi të vërtetë në rrjetet sociale. Në një video tjetër që qarkullon në rrjet, dëgjohet folësi i konferencës duke thënë: “Të qëndrojmë të distancuar se ti je prokuror dhe unë avokat, ti mbështet Napolin dhe unë Interin”. Santoriello i përgjigjet: “Oh mirë, hajde, mjafton që nuk është Juventusi”.

Kjo video e disa viteve më parë ka ngjallur një debat të madh, sidomos tani që prokurori Santoriello është ai që ka në dorë çështjen aktuale “Prisma” të Juventusit.