Klubi turk i Galatasaray ka marrë iniciativën për të organizuar një fushatë në ndihmë të viktimave të prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë.
Klubi turk u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijnë në stadiumin Nef dhe të dorëzojnë brenda mundësive ndihmat e nevojshme. Më pas, zyrtarët e klubit do të sigurojnë që ndihmat e mbledhura të shkojnë në zonat në nevojë. Gjatë përgatitjes së listës së nevojave për fushatën e ndihmës së klubit verdhekuq, ata përdorën një deklaratë.
“Klubi Sportiv i Galatasaray po ndjek me keqardhje zhvillimin në lidhje me tërmetin, i cili ka prekur të gjithë vendin tonë. Ndihma po mblidhet në Kompleksin Sportiv Ali Sami Yen Nef Stadium përmes shoqatave tona zyrtare, shkollat sportive dhe grupi i tifozerive në bashkëpunim me AFAD dhe do të dërgohen në qarqet në nevojë. Presim mbështetjen e të gjithë sportdashësve.
Lista e kërkesave: Sobë me korent, batanije normale dhe termike, karikues me bateri, të brendshme për fëmijë e të rritur, doreza dhe shallë, triko të trasha, çizme, çorape të trasha, ushqime për të gjithë grupmoshat, furnizime higjenike, elektrik dore etj.