Trajneri Faruk Statovci, është sulmuar fizikisht nga persona të maskuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës derisa ai ishte duke shkuar në banesën e tij në lagjen “Bregu i Diellit”, pas një emisioni në Kanal 10 ku ai ishte mysafir.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga vet Statovci.
Ai theksoi se nuk ka të keqe me askënd.
“Po, mbrëmë derisa isha duke shkuar në banesë jam sulmuar nga dy persona të maskuar. Nuk i di motivet e këtij sulmi, por një gjë mund të them se asgjë të keqe nuk kam me askënd. Unë i kam dyshimet e mia, por nuk mund të komentojë më shumë”, tha Statovci.
“Me rastin janë duke u marrë njerëzit kompetentë nga prokuroria”, tha ai/ Klankosova.tv