Gabon edhe Man City, mposhtet nga Tottenhami

Manchester City nuk ka shfrytëzuar humbjen e Arsenalit dje për të ngushtuar diferencën e pikëve.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Premierligë, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola pësoi humbje në udhëtim ndaj Tottenhamit.

Ndeshja e zhvilluar në “Tottenham Hotspur Stadium” përfundoi me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për londinezët e shënoi Harry Kane, në minutën e 15-të.

Deri në fundin e ndeshjes skuadrat regjistruan edhe disa raste tjera shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Vlen të theksohet se vendasit luajtën me një lojtar më pak në minutën e 87-të, pasi Christian Romero u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Tottenhami pas kësaj fitore ka 39 pikë dhe ndodhet në pozitën e pestë, me një pikë më pak se Newcastle United, që renditet një pozitë më lartë.

Man City mbetet në pozitën e dytë me 45 pikë, pesë më pak se lideri në tabelë, Arsenali.