Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e parë për këtë vit në Bundesligë, pas tri barazimeve radhazi.
Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann fitoi sonte në udhëtim kundër Wolfsburgut.
Ndeshja e vlefshme për javën e 19-të, që u zhvillua në “Volkswagen Arena”, përfundoi me rezultatin 2:4.
Kingsley Coman (9’, 14’), Thomas Muller (19’) dhe Jamal Musiala (73’) shënuan golat e fitores për kampionin në fuqi gjerman.
Jakub Kaminski (44’) dhe Mattias Svanberg (81’) shënuan për vendasit.
Vlen të përmendet se “Bavarezët” luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 54-të, kur Joshua Kimmich u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Bayerni pas kësaj fitore ka 40 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me një pikë më shumë se Union Berlini.
Wolfsburgu është i shtati me 29 pikë.