Olivier Giroud raportohet se do të rinovojë kontratën me Milanin.
Sulmuesi francez vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve kryesorë te “Rossonerët”, teksa ka shënuar 10 gola dhe regjistruar 6 asistime në 26 paraqitje këtë sezon.
Sipas “Sky Italia”, Giroud do të mbetet edhe për më gjatë në “San Siro”, teksa kontrata e re do të nënshkruhet në fillim të javës që po vjen.
Mediumi italian raportoi se 36-vjeçari do të zgjasë kontratën deri në verën e vitit 2024.
Kontrata aktuale e reprezentuesit të Francës skadon më 30 të këtij viti.
Olivier Giroud ka zhvilluar në total 64 paraqitje me Milanin, teksa ka shënuar 24 gola dhe shtuar 10 asistime.