Mbrëmë në ndeshjen mes Olimpia Milanos dhe Crvena Zvezdas në EuroLeague, është shfaqur nga tifozët serb një flamur me hartën e Kosovës, e mbuluar me ngjyrat e flamurit serb.
Ishte hera e dytë e një shfaqje të këtij lloji, pasi një gjë e tillë ndodhi edhe në Katar 2022, në zhveshtoren e klubit serb, për çka Federata e Serbisë u dënua.
Ndeshja, e cila u zhvillua në “Mediolanum Forum” të Milanos, përfundoi në favor të klubit italian, me rezultat 74-68.