Mjaftoi një video e Arbenitës duke realizuar një trend në Tik-Tok, që rrjeti të shpërthente nga lajmet për çiftin Fero-Arbenita.
Modelja “mburrej” në video se futbollisti i famshëm Neymar i kishte shkruar në Instagram, ndërsa pas videos punët duket se u ngatërruan paksa për dyshen.
Fansat e çiftit dyshuan për ndarje për shkak të “tradhtisë”, madje u fol edhe që Arbenita e la Feron për Neymar. Nga ana tjetër flitej se Fero kishte kërkuar ndarjen, pasi ishte kapur mesazhet e tyre.
Mirëpo asgjë nga këto nuk rezultoi e vërtetë dhe për të “pastruar” imazhin e partneres së tij, reperi regjistroi chat-in e Arbenitës dhe Neymar për ta postuar në rrjete sociale.
Me krenari, ai tregoi sa besnike i kishte qëndruar partnerja e cila as nuk ia kishte hapur fare mesazhin futbollistit që i kishte dërguar një emoji që në nëntor të vitit të kaluar.